E Diel, 1 Nëntor 2026

Peter Lucas vjen ne Tirane te promovoje librat

Paraditen e se henes, gazetari dhe publicisti amerikan, me origjine shqiptare, do te jete prezent ne promovimin e dy librave te tij qe tanime flasin edhe shqip. Pas botimit te librit te pare "Misioni amerikan ne Shqiperi", Lucas vjen me librin tjeter "Rrumpalla", botim serish i shtepise botuese "Bota Shqiptare". "Rrumpalla" eshte nje skaner i plote i shoqerise shqiptare dhe personazheve politike qe drejtuan dhe drejtojne vendin ne dy dekadat e fundit. Peter Lucas ka qene ne Shqiperi mbi njezet here. Keto inkursione neper vite i kane sherbyer atij jo vetem te njohe ne imtesi jeten shqiptare, por edhe te takoje edhe personazhe te politikes shqiptare, me ne ze te kohes, te rremoje dhe te formuloje mendimet dhe pershtypjet e tij per Enver Hoxhen, Ramiz Aline, Ismail Kadarene, Sali Berishen, Rexhep Meidanin, Edi Ramen, Gramoz Pashkon, Paskal Milon etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›