E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lidhja e Prizrenit në pikturë

Një ekspozitë me veprat e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve lidhur me Lidhjen Shqiptare të Prizrenit do të hapet sot në orën 19.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në ekspozitë do të prezantohen vepra të artistëve realizuar gjatë viteve 1917-1984.

Ekspozita paraqet një koleksion të përzgjedhur të 37 veprave në pikturë dhe skulpturë të 21 autorëve. Ekspozita është konceptuar si një pasqyrim figurativ jo vetëm i momentit historik të 10 qershorit 1878, ditë që shënon dhe krijimin e "Lidhjes Shqiptare të Prizrenit", por dhe si një memorie artistike-figurative e ngjarjeve të rëndësishme të ndodhura në një hark më të gjerë kohor para dhe pas Lidhjes së Prizrenit, duke sjellë në vëmendje ngjarje dhe personazhe udhëheqës të rëndësishëm të lëvizjes shqiptare për pavarësi, të cilët janë bërë objekt i artistëve figurativë shqiptarë. Figura e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ka qenë në shekullin XIX-XX, personazhi kryesor i piktorëve të Rilindjes, të cilët u bazuan kryesisht në veprat e piktorëve evropianë dhe në gravurat gjermane të betejave të tij. Në këtë ///ekspozitë është ekspozuar vepra e parë në skulpturë /////busti i heroit i realizuar 91 vjet më parë (1917) nga patrioti Murat Toptani. Piktorët shqiptarë, të pas Luftës së Dytë Botërore kanë trajtuar në tablotë e tyre temën historike, qoftë në gjininë e kompozimit, portretit dhe të peizazhit. Ekspozita hapet në kuadrin e muajit të kulturës Shqipëri - Kosovë dhe kurator është Ylli Drishti.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›