Në botën e ideve
Një grua që duhet t‘i ketë kaluar të 70-at u gëzohet flokëve të bardha që i bien mbi qafë. Ajo i kreh me kujdes dhe me duart që ruajnë një mori qelizash kujtimesh ajo end një gërshet. Ka një buzëqeshje mbi buzë dhe vazhdon e qetë ritualin e saj me flokët. Kjo është vetëm një nga videot që u prezantua dje në galerinë FAP në Akademinë e Arteve nga ekspozita e hapur me studentët e vitit të dytë dhe të tretë të Ateliesë së Multimedias. Profesori i kësaj atelieje, artisti Vladimir Myrtezai, thotë se kjo është prurja e fundvitit e studentëve, ndaj kanë zgjedhur këtë galeri për vetë hapësirën që ofron. Është hapësira ajo që u jep jetë ideve dhe i bën ato më të qarta për këdo që ngjit shkallët e FAP për të parë këtë ekspozitë. Të rinjtë e kësaj atelie i gjen në këtë ekspozitë si artistë vërtet të formuar, që hedhin ide dhe kërkojnë të japin mesazhe nëpërmjet instalacioneve, videove apo pikturave të varura në mur. Ata në këtë ekspozitë nuk janë thjesht studentë, por artistë të pavarur, që kërkojnë të tregojnë gjendjet që ata i provokojnë në rrugëtimin e tyre të përditshëm për në Akademi, që shohin me të njëjtin shqetësim lëvizjet politike e sociale, që duan një ndryshim të jetës kulturore. Në çdo punë ata janë "ata që duhet të ishin", apo "ashtu siç do të donin të ishin gjërat". Diku ekspozita merr tone romantike, duke rikthyer emocionet e kohërave të së shkuarës, siç është loja e pleqve me tavëll, apo loja me kaluç. Por, në një tjetër hapësirë, merr tone dëshpëruese, kur sheh në një video-art djegien e një figure njeriu, si një rezonancë me ngjarjen e fundit në Gërdec deri në djegien e ateliesë. Për të kuptuar më mirë se çfarë është ajo që i shqetëson studentët e Akademisë së Multimedias, le të ndalemi në konceptet e shkruara nga vetë ata dhe që shoqërojnë secilën prej punëve të ekspozuara. Pavarësisht ideve që i janë ofruar nga pedagogu Vladimir Myrtezai, apo nga dy asistent/pedagogët Edison Çeraj dhe Gentian Shkurti, në fund ata kanë ndjekur instinktin e tyre, duke e parë artin si një formë rrëfimi, që s‘mund të jetë gjithnjë e diktuar. Elton Gurakuqi, student i vitit të tretë, shkruan: "Tirana sot është e mbushur plot me njerëz të ndryshëm, që shikojnë ndryshe, mendojnë njësoj, e veprojnë… Me këtë makinë shkrimi, kurrë nuk u shkruan ato skicat e famshme për bojatisjen e pallateve, e as poezitë që kalonin dorë më dorë te sheshi ‘Rilindja‘ (ish-‘Zogu i Zi‘), por është një copëz nga e kaluara që ka qëndisur historinë. Në krye dhe në zemër të kryeqytetit qëndrojnë gjithfarë bustesh, po aq liliputë e minotaurë, të kollarisur me fjali stoike e gjak betonieresh, që bëjnë pak pis ambientin. Tirana "PRODUCTION" po ua servir fatin e saj pseudonjerëzve nëpër kazino e në fushata ndërgjegjësimesh të komercialistëve kapitalistë. Lavdi çatisë kapitaliste!" Punën që mban titullin "Transfuzion", studenti i vitit të tretë, Andon Ziu, e ka ngritur mbi këtë koncept: "Duke parë përpjekjen e fuqishme dhe të frikshme që njerëzimi kryen në hullinë, ose në lëmin e asaj që quhet high-technology, edhe pse mohohen ose neglizhohen çështje serioze dhe imanente që kanë rëndësi jetike për të ardhmen tonë; mendoj se, ndoshta pa e kuptuar ose duke e kuptuar, po konvertohemi në qenie teknologjike, duke humbur kështu atë mrekulli që latinët e quanin SPIRITUS dhe, si rrjedhojë, pasojnë entropia dhe kaosi". Në konceptin e "Black and White" ai thotë se "vetëm në pleqëri arrijmë ta kuptojmë se çdo të thotë jeta si lojë dhe loja si jetë". Anjeza Dyrmyshi në konceptin e punës "Duke u përshtatur", shkruan: "E ndodhur para diafragmës ‘mistike‘ të aparatit, ajo ndihet e përgjegjshme për pamjen e saj, si një adoleshente që sapo ka filluar të kundrojë hiret e saj. Ajo vrapon drejt pasqyrës së intimitetit që gjendet përballë dhe brenda saj. Ajo harron që flokët nuk kanë ngjyrë, fytyra tani nuk rritet për t‘u krijuar, por rritet që të vdesë". Donald Xhelo, student i vitit të tretë, ka këtë koncept për punën e tij: "Mungesa e sendeve që plotësojnë nevojat materiale, duke u bërë angazhim më vete, pashmangshëm shpie në mbidozë ose në tejngopje. Ky fenomen është vërtet një shqetësim i madh për mua. Duke qenë se më mungojnë shumë gjëra, atëherë jam i detyruar të improvizoj njëfarë mikrobote, e cila më ngushëllon dhe mbi të gjitha më largon nga absurditeti i sasisë". Studentja Donika Çina kërkon të shpjegojë se çfarë ndodh jashtë pasqyrës. "Përtej një kufiri fizik dhe përtej një pasqyre që bën të mundur përballjen me një kufi të vendosur në natyrë, unë jam ajër pa materie dhe e pakapshme. Pra, funksioni i saj për të identifikuar njeriun përballë humbet dhe ky fakt të fokuson te një gjendje e brendshme kërkimi metafizik, që nën presionin e faktorit vetëmbrojtës dhe vetëgjykues i shket arsyes, duke u bërë paq i paidentifikueshëm. Rrjedhimisht kjo gjendje të shpie tek identifikimi i vetvetes përmes të tjerëve, pikërisht tek videoja e parë, pa frikën e një personifikimi të drejtpërdrejtë të tyre (të tjerëve), që fillon e humbet te videoja e dytë, duke u kthyer në një prani të thjeshtë, të parëndësishme për sa i përket identifikimit të drejtpërdrejtë të personazheve.
E ndërsa këto dy gjendje zhvillohen, aty për aty lind e përforcuar ideja e një elementi të thjeshtë e të përbashkët për të gjithë; një frymë-ajër që ekziston si entitet i mëvetësishëm, pavarësisht faktit se kush e zotëron. E gjithë puna rreh të trajtojë një pyetje që pulson vazhdimisht në mendjen time: si jam unë? Dhe, me një shtëllungë mjegulle kërkon prej jush të dijë si jeni ju?" Për punën "Autoportreti", Elona Zaimi shkruan: "Çdo ditë, në situata të ndryshme, ne zbulojmë nga një pjesë të karakterit tonë. Kemi gjetur vetëm disa copëza, të cilat vazhdojnë të plotësohen për të formuar kështu autobiografinë tonë nëpërmjet imazheve". Entela Hoxha thotë: "Fuqia e ripërjetimit është aftësi e ndërgjegjes për të krijuar figura shqisore ose logjike, mbi bazën e mbresave të marra nga prekja e realitetit që përshfaq e tashmja në bazë të së shkuarës tashmë të përjetuar, nga ku ‘fillon gjeneza‘, një veprimtari ndjesore që ndihmon si çelës i njohjes së përvojave të reja në formim të asaj që ne jemi...".
Ervis Kosova shpjegon në konceptin e tij se "pamundësia për të qenë "vezë" në këtë hapësirë gati të paskajë, justifikohet me pasqyrimin e driterrësirës sonë shpirtërore në një mugëtirë të thellë. Përmes vezës si realitet objektiv, identifikoj qenien në një dimension dhe ndërlidhje të dyzuar; dy koncepte, atë të formës (të imazhit), që në dukje është duke u zhdukur si identitet brenda hapësirës, ku filtrohet me anë të tri gjendjeve në kontekstin e bartjes; atë të karakterit prodhues të gjinisë, që me kohë po e humb vlerën dhe dritën e saj në një metamorfozë thuajse shterpë".
Me gjuhën e shkronjave, këta artistë-studentë kanë rrëfyer thelbin e çdo pune të ekspozuar në këtë galeri. Ndoshta çdo gjë nis nga fjalët dhe sado të shkurtra dhe të pakuptimta të na duken ato janë një rrëfim i mendjes tonë. Në FAP këto rreshta konceptesh që janë më lart janë të shndërruara në vepra arti, në video, instalacione, apo piktura. Pedagogët që kanë pasur nën kujdes këta artistë thonë se shohin një rritje në mënyrën e tyre të perceptimit.
Kjo ekspozitë është një hapësirë e madhe idesh. Le t‘i mbyllim këto rreshta për këtë ekspozitë me konceptin e punës "Uni" të Anjeza Dyrmishit, studente e vitit të dytë. "Herë e frymëzuar e herë jo nga tema ‘Autoportret‘, teksa orvatesha të nisja diçka, porse, një mendje më tha që, pse duhet menduar aq shumë kur çdo vepër e jona është pjesëz e autoportretit dhe ndryshe as që është e mundur. Në këtë mënyrë, pa u thelluar në arsyetime të thata lindi ky reflektim mbi unin".