E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kantrimen vizitonsot Maqedoninëtakime me zyrtarët

SHKUP- Tomas Kantrimen, zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit zhvillon sot një vizitë zyrtare në Shkup, si pjesë e aktiviteteve të tij të rregullta, njoftoi ambasadori amerikan në Maqedoni, Filip Ryker.
"Ardhja e Countrymanit nuk është reagim ndaj ngjarjeve të veçanta në Maqedoni, por pjesë e aktivitetit të tij të rregullt dhe në kuadër të një turneu ballkanik'', shtoi ambasadori.
Pritet që zyrtari i lartë amerikan të takohet me kryeministrin maqedonas, Nikola Gruevski, me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me kryetarin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski.
Në axhendë janë shumë çështje të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe çështje aktuale si pavarësia e gjyqësorit, liria e medias, gjendja e Parlamentit dhe dialogu politik.
(s.g/mia/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›