Prishtinë, arrestohet një pedofil me kërkesë të Belgjikës
PRISHTINE-Policia thotë se person i kërkuar nga autoritetet e Belgjikës pasi dyshohet për veprat penale të pedofilisë, është arrestuar në Kosovë. Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, tha se 30 vjeçari nga Belgjika ishte arrestuar dje në Prishtinë për akte të “abuzimit seksual të të miturve”. Sipas zëdhënësit Beka, autoritetet e Belgjikës kishin lëshuar një fletarrest ndërkombëtar për këtë person, i cili dyshohet se ka kryer afro 30 keqtrajtime seksuale. Identiteti i të dyshuarit nuk është bërë i njohur, por policia thotë se ai ka punuar si menaxher në një rrjet ndërkombëtar të vullnetarëve, që ka ngritur qendra mësimi për fëmijët në Kosovë. (d.b/BalkanWeb)