E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festat, fluks emigrantësh në pikat e kalimit kufitar

Mesnata e kaluar ka shënuar edhe fluksin më të madh të emigrantëve për këtë periudhë në pikën kufitare të Kakavijës. Nëpërmjet kësaj pike kanë hyrë mbi 3 300 emigrantë dhe qindra automjete deri në mesditën e sotme.Autoritet greke dhe shqiptare po punojnë me kapacitet të plotë, duke mos u shënuar kështu radhë të gjata ashtu siç ndodh çdo vit.Fluks i lartë është shënuar edhe në portin e Durrësit, me emigrantë që kthehen nga Italia për të kaluar fundvitin në vend. Deri në mesditën e sotme nga fqinji ynë perëndimor kanë zbarkuar tre tragete, përmes të cilëve kanë zbritur 2 100 pasagjerë dhe 770 automjete.                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›