Lieberman akuzon Iranin, Sirinë e Korenë
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman, theksoi se Koreja e Veriut, Irani dhe Siria janë “boshti i ri i së keqes”, duke theksuar se armët nga Koreja e Veriut, të konfiskuara në dhjetor të vitit të kaluar në Bangkok, kishin për destinacion grupet militante në Lindjen e Mesme, Hamasin dhe Hezbollahun.
Lieberman, gjatë vizitës së tij në Japoni, theksoi se tri shtetet e përmendura janë duke bashkëpunuar mes vete dhe se ato paraqesin kërcënimin më të madh për sigurinë botërore, ngase janë duke prodhuar dhe shpërndarë armë për shkatërrim masiv.
“Në boshtin e së keqes bëjnë pjesë Koreja e Veriut, Siria dhe Irani dhe ky bosh paraqet kërcënimin më të madh për gjithë botën”, tha Lieberman në Tokio.
Termi “bosht i së keqës” për herë të parë u shfrytëzua nga ish-presidenti amerikan, George Bush, gjatë fjalimit të parë drejtuar kombit në vitin 2002, kur ai cilësoi Korenë e Veriut, Iranin dhe Irakun si kërcënim për SHBA-në.
Duke vepruar në bazë të informatave të pranuara nga SHBA-ja, autoritetet në Tajlandë ndalën një aeroplan të tipit Iljushin, i cili kishte fluturuar nga Pheniani dhe kishte aterruar në Bangkok.
Me këtë rast u zbuluan 35 tonë armatim. Dokumentet e fluturimit dëshmuan se aeroplani po fluturonte për në Teheran.
Zyrtarët iranianë mohuan se kishin synuar që të importojnë armatim.