10 vjeçari i shpëton aksidentit ajror

Autoritetet holandeze kanë bërë të ditur se në aksidentin ajror që ka ndodhur në Libi kanë gjetur vdekjen 61 shtetas të Holandës dhe i vetmi person i mbijetuar është një fëmijë dhjetëvjeçar, i cili i është nënshtruar operacionit në Tripoli.
Sipas policisë libiane deri më tash janë gjetur trupat e pajetë të 96 trupave të udhëtarëve dhe ekuipazhit, ndërsa sipas të dhënave jozyrtare nga rrëzimi i aeroplanit “Airbus A330” i kompanisë libiane “Al Afrikia” nga Johanesburgu kanë gjetur vdekjen 104 udhëtarë dhe anëtarë ekuipazhi. Aeroplani është rrëzuar dje para se të aterronte në Tripoli.
Kryeministri i Holandës, Jan Peter Balkenende, ka konfirmuar të mërkurën se djaloshi është personi i vetëm i mbijetuar, por nuk ka dashur të japë detaje në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
Agjencia turistike holandez ANWB ka bërë të ditur se aeroplani nga Johanesburgu fluturonte drejt Brukselit, kurse në Tripoli është dashur të aterrojë për t’u furnizuar me karburante.
Ministria e Punëve të Jashtme e Belgjikës ka njoftuar se një aeroplan nuk ka pasur shtetas belgë, edhe pse autoritetet jugafrikane më herët njoftuan se 32 udhëtarë të aeroplanit po shkonin drejt Brukselit.