Kapelo në Moskë, gati të marrë pankinën e Anzhi
MOSKE - Fati i trajnerit të Anzhi, Juri Krasnozhan, duket i shkruar: ai është pranë shkarkimit për t'u zëvendësuar me Fabio Kapelon, italianin që sapo u largua nga pankina e Anglisë. Kapelo ka qenë dje në Moskë dhe sipas shtypit rus, vizita ka lidhje me një takim me bosin e klubit të Anzhi Suleiman Kerimov.
"Të hënën do të flasim me trajnerin Krasnozhan dhe do të marrim vendimin më të përshtatshëm", deklaroi zëvendës presidenti i Anzhi German Çistiakov. Pas kësaj, pritet emërimi i Kapelos.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)