Liga Arabe kërkon masa për mbrojtjen e popullit sirian

Liga Arabe
Shefi i Ligës Arabe Nabil al-Arabi tha se i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të OKB-së, përmes së cilës, i ka kërkuar që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur popullin sirian.
Al-Arabi gjendet në Doha të Katarit ku po merr pjesë në një takim mbi Sirinë, pas masakrës së javës së kaluar në Houla, ku vdiqën më shumë se 100 njerëz, gjysma nga ta fëmijë.
Ndërkohë, Komisionerja e lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut Navi Pillaj, tha se nuk duhet të ketë amnisti për krimet serioze të kryera në Siri. /REL/