E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Berisha-Rama, mbahet të dielën

Rama dhe Berisha ne tryezen per Kodin Zgjedhor ne tetor 2010

Kryeministri, Sali Berisha dhe lideri i opozitës, Edi Rama do të takohen të dielën në mbrëmje në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Takimi i tyre do të vijë pak orë para mbajtjes së raundit të dytë në Kuvend për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Takimi është negociuar nga dy kryetarët e grupeve parlamentare Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi.

Deri tani opozita ka kërkuar një proces me kompromis për zgjedhjen e presidentit duke refuzuar parimisht çdo propozim që vjen nga mazhoranca.

Edhe pse takimet e mëparshme Berisha-Rama nuk kanë sjellë asnjëherë marrëveshje apo kompromis, kësaj herë pritet që dy liderët të gjejnë gjuhën e përbashkët pasi kushtet e krijuara e lejojnë këtë.

Berisha është tërhequr nga idea për të zgjedhur në krye të shtetit një figurë të PD-së ndërsa Rama është dakord që të zgjidhet një figurë jopolitike. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›