Liga Shqiperi-Kosove
Një ide e hedhur nga presidenti i klubit më të madh të futbollit në Kosovë ka gjetur një mbështetje të gjerë në hapësirën shqiptare.
Remzi Ejupi, bosi prishtinas, ka kërkuar që dy skuadra të Kosovës të jenë në Superligën shqiptare të futbollit, ide që është hedhur edhe nga Aleanca Kuqezi dhe që është mbështetur parimisht nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF).
Vitin e kaluar, në “ABC News”, u hodh ideja e një lige të përbashkët Shqipëri-Kosovë, ndërsa propozimi i ri është në përmasa më të përmbajtura.
Ejupi vlerëson se pjesëmarrja e një apo dy skuadrave të Kosovës në Superligën shqiptare do të ishte nxitje për nivel më të lartë organizimi dhe biznesi, ndërsa akuzoi Federatën e Futbollit të Kosovës se nuk po punon siç duhet.
Ndërkaq, FSHF pohoi me anë të zëdhënësit të saj, Zalla, se është parimisht dakord me idenë, pra e mbështet atë fuqimisht, por shtoi se do të duhen bisedime teknike për ta konkretizuar dhe realizuar.
Këto bisedime normalisht që duhet të bëhen me FIFA-n dhe UEFA-n për të gjetur kornizën e duhur ligjore dhe administrative për të inkuadruar dy klubet kosovare në Superligë.
Në Europë, të paktën, ka disa raste të skuadrave të një vendi që luajnë në një ligë tjetër. Skuadra Vaduz nga Lihtenshtajni luan në Zvicër pasi ky vend nuk ka një ligë të vetën kombëtare. AS Monako, skuadra e Principatës me të njëjtin emër, luan në ligën franceze, edhe pse ka një ligë futbolli në vendin e saj të vogël. Principata nuk është anëtare e UEFA-s, pasi nuk dëshiron vetë. Së fundi, FC Andorra është pjesë e ligave spanjolle që prej 1947, duke qenë aty përpara themelimit të ligës së futbollit të Andorrës më ‘95.