E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani ne sulm per te marre Karlos Tevezin nga Mancester Siti

Natyrisht që i mbiquajturi “Apash” mbetet synimi kryesor i kuqezinjve. Për të marrë Karlos Tevezin, Milani ka krijuar një formulë të re, e cila shton fleksibilitetin e kërkesës dhe i jep mundësi vlerësimit më të mirë të kontributit të sulmuesit.
Administratori milanist, Adriano Galiani, ka propozuar që Tevez të merret fillimisht hua nga Mançester Siti për t’u blerë përfundimisht në verë, por vetëm nëse luan në 25 prej ndeshjeve të kësaj pjese të mbetur të sezonit, qoftë edhe pjesërisht.
Nuk do të jetë e lehtë që Tevez ta përmbushë këtë kusht, pasi ai nuk do të mund të luajë në Ligën e Kampionëve, gjë që e ka bërë për klubin e tij aktual. i mbeten 22 ndeshje në kampionat dhe 6 ndeshje potenciale në Kupën e Italisë. Natyrisht, kushti nuk është që ai të jetë në fushë 90 minuta, por qoftë edhe një pjesë loje. Besohet se Milani do të ishte i detyruar të paguante rreth 25 milionë euro për kartonin e argjentinasit.
Së fundi, media italiane “tgcom”, ajo që është pranë bosit të Milanit, Silvio Berluskoni, informon se Tevez ka hedhur poshtë mundësinë për të kaluar tek Interi. Nuk dihet sesa mund të ofrojë Interi, por Siti nuk do të pranonte pa 25-30 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›