E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stoichkov, trajner i ri i Litex Lovech

Ish futbollisti i famshëm i Bullgarisë, Hristo Stoichkov është emëruar trajner i kampionit të Bullgarisë Litex Lovech.

45 vjeçari Stoichkov i cili udhëhoqi Bullgarinë drejt gjysmëfinales në Botërorin 1994 në SHBA është angazhuar në Litex në vend të Atanas Dzhambazkit i cili u largua pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

Litex, që ka fituar dy titujt e fundit në Kampionatin bullgar ka vetëm një fitore dhe një barazim nga katër ndeshjet e para dhe është 11 pikë prapa liderit Ludogorets Razgrad.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›