Tirana, spektakël dhe fitore ndaj Vllaznisë

Tirana i është rikthyer sukseseve në Ligën Unike, Shqipëri – Kosovë, në basketboll për meshkuj, teksa në sallën sportive “Farie Hoti” ka fituar me përmbysje ndaj Vllaznisë, 96-82. Një ndeshje, e cila ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit. Vllaznia ka bërë një periodë të parë shumë të mirë, të cilën e ka fituar 27-14.
Dhe me këtë avantazh prej 13 pikësh krijon përshtypjen se gjithçka e ka nën kontroll skuadra e Fabian Gjukës. Por nuk ndodh kështu. Tirana reagon dhe përmbys, ndërsa duke fituar periodën e dytë, 31-17 në pushim është në avantazh të një pike diferencë, 45-44. Tirana mban të njëjtin ritëm edhe në periodën e tretë, ndonëse ka shenja reagimi nga shkodranët. 24-17 perioda e tretë për bardheblutë dhe në total 69-61. E fundit 30-21 po për Tiranën, që fikson suksesin në shifrat 96-82.
Sakaq po për javën e dhjetë të Ligës Unike, Shqipëri – Kosovë në basketboll për meshkuj, Rahoveci ka fituar ndaj 98-92. E java mbyllet me përballjet Golden Eagle Ylli – Teuta dhe Kamza Basket – Peja.