Liga e Europes bien Udineze e Shtutgarti

Udineze dhe Shtutgarti u mundën në ndeshjet e para të plej ofit në Ligën e Europës, por skuadrat e tjera me emër kaluan për më tej.
Gjermanët e Shtutgartit u mundën 2-1 në Kroaci nga Rijeka, duke u shpëtuar në fund nga një gol shënuar nga boshnjaku Vedat Ibisheviç.
Udineze e pësoi edhe më keq, pasi u thye brenda në Itali nga Libereci çek me rezultatin 1-3 dhe është në prag të eleminimit.
Skuadrat e tjera të rëndësishme ia dolën. Totenhemi fitoi 5-0 në Gjeorgji me Dinamon e Tbilisit,
Dinamo e Kievit fitoi 3-2 në fushën e Aktobes.
Betis triumfoi në Çeki ndaj Jablonecit 2-1. Frankfurti fitoi në Azerbajxhan ndaj Karabagut 2-0.
Fiorentina pati sukses 2-1 në fushën e Grasshopersit në Zvicër.
Sevilja mundi 4-1 në Spanjë ekipin e Sebino Plakut, Slask të Vrocllavit nga Polonia. Sulmuesi shqiptar luajti 58 minuta si titullar.