Trukimet UEFA pezullon dy gjyqtare armene
Dy gjyqtarë armenë futbolli janë dënuar përjetë nga UEFA pasi kanë pranuar se janë përpjekur të trukonin një ndeshje të Ligës së Europës.
Bëhet fjalë për takimin Inter Turku të Finlandës-Vikingur të Ishujve Faroe, fituar 1-0 nga skuadra mike.
Gjyqtarët janë Arsenian dhe ndihmësi i tij, Avagian, ndërsa ata u morën nën hetim nga UEFA pasi pati lëvizje të dyshimta në pikat e basteve lidhur me këtë ndeshje të 11 korrikut.
Gjyqtari Arsenian dha dy penallti në këtë ndeshje në mënyrë që të dyja skuadrat të shënonin, por Vikingur shënoi, ndërsa Inter Turku e humbi penalltinë.
Ndërkaq, Federata në Salvador ka pezulluar 22 futbollistë, ndër të cilët 20 lojtarë dhe ish-lojtarë të kombëtares.
Pezullimi është i përkohshëm, për 30 ditë, dhe bëhet sepse lojtarët janë të dyshuar se janë marrë me trukime të ndeshjeve.
Deri tani janë bastisur shtëpitë e 11 lojtarëve, ndërsa ndër ndeshjet e dyshuara për trukim janë edhe ato të kombëtares ndaj Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.
Sipas prokurorëve, ka të paktën 3 raste të sigurt të shkeljes së ligjeve përfshi edhe pastrim parash, ndërsa ata paralajmëruan se të përfshirë nuk janë vetëm futbollistët.