E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plagosja e kosovares, identifikohet autori i dytë

Policia e Kukësit bëri të ditur sot se është identifikuar autori i dytë, edhe ai adoleshent, por emri i tij nuk bëhet i ditur për shkak të sekretit hetimor. Megjithatë, policia nuk e ka ndaluar ndërsa vijojnë kërkimet në të gjitha zonat. Një ditë më parë, policia ndaloi shtetasin

K.S, 15 vjeç, një nga autorët e akuzuar të kësaj ngjarjeje, policia e Kukësit ka identifikuar dhe bashkëpunëtorin e tij të dyshuar, gjithashtu adoleshent. Sipas saj, kërkimet për ndalimin e tij janë shtrirë në një zonë të gjerë, ndërsa krahas forcave të policisë së qarkut të Kukësit janë angazhuar dhe forca të ardhura nga Shkodra, të cilat kanë patrulluar e vazhdojnë të kontrollojnë aksin kryesor rrugor që lidh Kosovën me Shqipërinë.

Ngjarja për të cilën akuzohen dy adoleshentët ndodhi rreth orës 03:00 të një dite më parë, kur në afërsi të Urës së Uzinës ata tentuan të grabisin udhëtarët kosovarë që qarkullonin me një automjet në drejtim të plazheve të Shqipërisë. Në pamundësi grabitjeje, për shkak të kundërshtimit të udhëtarëve, ata qëlluan me armë zjarri në drejtim të automjetit të tyre, duke plagosur në këmbë shtetasen Makfine Berisha, 28 vjeç nga Prishtina.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›