E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi ne AS Integrimi kalon nga media e lire. Taci AS larg influences politike

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tirane Etore Sequi ka vizituar ambjentet e Televizionit Albanian Screen.
Ne viziten e tij ambasadori Sequi është takuar me drejtuesit dhe stafin e televizionit. Ai eshte  njohur nga afër me punën e gazetarëve, përkushtimin e të gjithëve për të përcjellë tek publiku lajmin dhe programet e larmishme që Albanian Screen ofron për teleshikuesit. 

Ne pritjen miqesore organizuar per te, president i grupit “Taci Oil International” Rezart Taci foli mbi misionin e qarte te televizionit Albanian Screen per pasqyrimin e lajmit me korrektese dhe mosinfluencimin e tij nga politika per te qene sa me prane dhe ne sherbim te publikut.

“Duam të bëjmë një televizion që jep informacion në mënyrë etike, profesionale, jo në mënyrë agresive. Kjo nuk na jep fryte ne nivelin komerçial, por faktet flasin në favorin tonë sepse njerëzit, aktorët institucionalë, politikanët po na shohin. Në edicionet informative nuk ndjekim linjën editoriale, çka na dallon nga mediat e tjera. Shikueshmërinë që na nevojitet nuk po e fitojmë me linjat editoriale të bëra nga ne, por duke ndjekur etiken e lajmit.  E konsiderojmë median një shërbim për publikun, jo një sipërmarrje private. Duke qenë pikërisht një shërbim publik, puna kryehet me profesionalizmin e duhur dhe jo duke qenë në shërbim të zotëruesit të televizonit. Duhet të jetë në dispozicion të publikut. Të të gjitha aktorëvë dhe faktorëve të kësaj shoqërie”- u shpreh Taçi.

Te njejtin vision shprehu dhe ambasadori Sequi, i cili tha se integrimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian se pari kalon nga liria dhe paanshmeria e medias.

“Vlerësimi i progresit të Shqipërisë, procesi i integrimit në Bashkimin Europian kalon pikërisht në qasjen në media. Po përpiqem të zhvilloj takime në mediat kryesore dhe për mua është shumë e rëndësishem të kuptoj nëse po i afrohemi apo jo nivelit të informacionit që BE pret”- u shpreh Sequi.

Ambasadori i BE– së ka përgëzuar profilin e ri të Albanian Screen dhe angazhimin e stafit drejtues, por dhe të gazetarëvë për të vazhduar punën më profesionalizëm dhe paanshmëri.

Julian Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›