E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet Geronimo publikohen fotot e 3 viktimave te sulmit

Vendimi i Barak Obamës për të mos publikuar foto të Bin Laden hap sërish polemika e le shteg për dyshime. Ndërsa kthehen në tabu fotot e kufomës së sheikut të terrorit, janë publikuar foto të viktimave të tjera të blicit të së djelës në mbrëmje në rezidencën- bunker të Abbottabad, në Pakistan, ku  heiku saudit kishte të paktën 5 vjet që jetonte sipas Shteteve të Bashkuara.

“Që Osama Bin Laden është vrarë ky mbetet një  fakt”- është shprehur paraprakisht presidenti Obama që gjithashtu theksoi që “imazhet tronditëse të një personi të qëlluar në kokë të mos  qarkullojnë e të mos kthehen në nxitëse të dhunës ose një instrument propagande”. Deklarata këto të kryera vetëm pak orë para përhapjes së imazheve shokuese të shkrepura nga një ushtarak pakistanez pas pas shkëmbimit të zjarrit, foto këto të tre viktimave të tjera të operacionit  ‘Geronimo’. Edhe ky emër i huazuar nga lideri i apashëve që luftoi në mbrojtje të tokës e kulturës së tij e që ka shkaktuar indinjim  të komunitetit indian të Americës.

Pavendosmëria e administratës Obama që nuk dëshiron të krahasohet me atë të Bushit në lidhje me publikimin e videos së varjes së Sadamit është përcjellë dhe nga republicani Saxby Chambliss: -Një ditë ose një tjetër fotot e Osama do të publikohen. Çështja mbetet diçka e tillë do të bëhet sipas  rregullave tona apo do të  lejohet ta bëjë dikush tjetër? . Sulmi i Abottabadit pati dhe të mbijetuar, gruan e Bin Ladenit të plagosur në këmbë që nuk u përdor nga bashkëshorti si mburojë humane sikundër ishte thënë në fillim dhe vajzën  e tyre që mbahen tani në një vend sekret në Pakistan. 

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›