Zjarr i fuqishëm në tregun industrial të Kukësit
Zjarrfikësit e Kukësit punuan për të evituar përfshirjen nga flaket edhe të një pallati pranë tregut, banorët e të cilit u larguan me shpejtësi për shkak se flakët mbërrinin deri tek dritaret e banesave të tyre.
Dy mjetet zjarrfikëse të qytetit të Kukësit e kanë të pamundur të vënë nën kontroll flakët e forta. Ata janë mbështetur edhe nga vetë tregtarët, që me mjete rrethanore janë përpjekur të shpëtojnë dyqanet e tyre nga djegia.
Ende nuk ka një arsye të këtij zjarri të beftë që shkaktoi dëme të mëdha materiale. Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila me shuarjen e flakëve pritet të nisë edhe hetimin.