E Shtunë, 31 Tetor 2026

Part-time, lista me kuotat dhe tarifat e studimit

Autori i Lajmit: Redaksia
Ministria e Arsimit bëri publike dje kuotat dhe tarifat e studimit për sistemin part-time. Në total janë rreth 6 mijë kuota studimi për vitin akademik 2009-2010. Kuotat e përgjithshme të pranimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, për studimet e ciklit të parë me kohë të pjesshme, e të edukimit në distancë, për vitin akademik 2009 - 2010, të jenë 6145, të cilat ndahen, si më poshtë vijon: kuotat e pranimeve të reja, në programet e studimit të ciklit të parë, më kohë të pjesshme, 5905; kuotat e pranimeve të reja, në programet e studimit të ciklit të parë, të edukimit në distancë, 40; kuotat për transferim studimesh 100; Kuota për shqiptarë nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetas të tjerë të huaj 100. Çdo shtetas shqiptar, i cili ka përfunduar shkollën e mesme dhe zotëron dëftesë pjekurie apo çdo diplomë tjetër studimi, të fituar brenda ose jashtë vendit, ekuivalente me të, ka të drejtë të kandidojë për në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë. Tarifat e shkollimit (për 180 kredite) dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, për çdo program studimi dhe institucion publik të arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të bëra në tabelën nr. 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Tarifat e shkollimit (për 180 kredite) dhe tarifat e shkollimit për çdo kredit për studentët, që do të regjistrohen në vitin e parë, në programe të dyta studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, në vitin akademik 2009-2010, të jenë, për çdo program studimi dhe institucion publik të arsimit të lartë, sipas përcaktimeve të bëra në tabelën nr. 3, që i bashkëlidhet këtij vendimi. Përjashtohen nga tarifa e shkollimit kandidatët, të cilët fitojnë të drejtën për të studiuar në një program studimi të ciklit të parë, me kohë të pjesshme, si program i parë studimi, në institucionet publike të arsimit të lartë, në vitin akademik 2009-2010, që u përkasin këtyre shtresave shoqërore, si të verbrit, të shurdhët, invalidët, paraplegjikë dhe tetraplegjikë, kryefamiljaret ( gratë) me fëmijë, kandidatët që vijnë nga familje, të cilat trajtohen me ndihmë sociale, si dhe fëmijë që gëzojnë statusin ligjor të jetimit. Këtë të drejtë e kanë edhe studentët e viteve më të larta, që u përkasin po këtyre shtresave shoqërore. Studentët e paguajnë tarifën e shkollimit të ndarë në këste vjetore, në përputhje me kreditet e lëndëve, qëdo të frekuentojnë në çdo vit akademik. Studenti i nënshtrohet tarifës së shkollimit për një lëndë sa herë e frekuenton atë. Studentët e shkëlqyer nuk e paguajnë tarifën e shkollimit në vitin pasardhës. Shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit dhe shtetasit e tjerë të huaj, që do të vazhdojnë studimet në një program studimi, me kohë të pjesshme, në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje zyrtare, shtetërore, janë përcaktuar mënyra të tjera për tarifat.

Kuotat e pranimeve të reja dhe tarifat në programet e studimit të ciklit të parë, me kohë të pjesshme dhe edukim në distancë në vitin akademik 2009-2010 mund ta gjeni ne gazeten e dites se sotme.

Ky lajm është publikuar: 25/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›