E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ambasadori Arvizu Dikush duhet te beje kompromis

Kohë të vështirë për Shqipërinë e quan ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu, situatën politike aktuale. Duke treguar optimizëm për një zgjidhje të mundshme, diplomarti i SHBA-ve, apelon që dikush nga palët të bëjë kompromisin e kërkuar.

"E di që keni dëgjuar shumë për politikanët që sulmojnë njeri tjetrin. Ndonjëherë dhe unë frustrohem kur dëgjoj këto gjera. Por besoj dhe dua të besoj se si njëra palë ashtu edhe tjetra sipas mënyrës së tyre po përpiqen ta bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë.Flitet për sistemin gjyqësor dhe gjëra të tjera në Shqipëri. Po ka njerëz të mirë, por ata duhet të vazhdojnë të punojnë fort. Flitet për shumellojshmëri dhe besoj se duhet të ketë qasje të shumëllojshme. Duhet te ketë një grup njerzish që thonë: jo nuk dorëzohemi do të luftojmë për cdo të drejtë. Por kjo nuk është mirë të bëhet nga të gjithë. Duhet të jetë dikush që të bëjë dhe kompromiset. Duhet pranuar që sistemi nuk është perfekt. Por gjithmonë duhen disa njerëz që të udhëheqin betejën dhe disa te tjerë të bëjnë kompromiset. Për të marrë zgjidhje dhe përgjigje të problemeve celësi qëndron te bashkëpunimi mes tyre. Është kohë e vështirë, por besoj se ardhmja do të jetë më e mirë", deklaroi Arvizu.

Ambasadori e bëri deklaratën në biblotekën kombëtare gjatë një aktiviteti kundër diskriminimit racist. Arvizu ka intensifikuar thirrjet dhe deklarata publike për ulje tonesh dhe kompromis, pas trazirave të 21 janarit.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›