Liga e Kampionëve, Barcelona mposht 5-0 Almerian
Nga Altin Latifi
Barcelona dhe Reali i Madridit kanë vazhduar betejën në distancë për kreun e kampionatit spanjoll. Dy skuadrat kanë arritur të fitojnë edhe në javën e tetë dhe tashmë gjenden vetëm një pikë larg vendit të parë që mbahet nga Valencia.
Barcelona arriti fitoren e nëntë radhazi mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve, duke mposhtur thellësisht 5-0 Almerian. Sërish një ndeshje spektakolare nga katalanasit, që në fushën e tyre janë kthyer në një skuadër të papërmbajtshme. Heroi i ndeshjes ka qenë Samuel Eto me tre gola, por edhe Mesi që dha një seri pasimesh të arta për shokët e ekipit. Dy golat e tjerë mbajnë firmat e Tieri Henri dhe të Daniel Alvesh. Fitorja e ngjit Barcelonën e Guardiolës në kuotën e 19 pikëve, një më pak se Valencia kryesuese. Ndeshja u mbyll që në pjesën e parë, ndërsa në të dytën vendasit thjeshtë administruan rezultatin.
Ndërkohë Valencia nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 në fushën e Rekreativo Huelvës. Dy minuta nga fillimi i pjesës së dytë Havier Kamunas shënoi për Huelvën, ndërsa në minutën e 63-të ishte David Vija ai që barazoi, duke bërë që Valencia të ruajë edhe për këtë javë kreun e kampionatit spanjoll.
Një nga sfidat më të bukura të javës së tetë u luajt në Santiago Bernabeu, ku Reali i Madridit arriti të fitonte 3-2 ndaj Atletiko Bilbaos. Madrilenët realizuan që në minutën e 13-të me Uesli Shnajder, ndërsa në të 29-tën Gonzalo Higuain dyfishoi shifrat. U mendua gjithçka e mbyllur, por skuadra baske barazoi përpara se skuadrat të shkonin në pushim. Eçeberria dhe Iraola bën të heshtë Bernabeu, por vetëm për pak minuta. Nuk kaloi as çerek ore nga fillimi i pjesës së dytë dhe Gonzalo Higuain shënoi edhe golin e fitores, duke çuar Realin në kuotën e 19 pikëve, po aq sa edhe Barcelona. Ndërkohë, Vilareali dhe Atletiko e Madridit barazuan 4-4 mes tyre, ndërsa Sevilja u mposht 1-0 në shtëpi nga Malaga. (a.r/balkanweb)