OPINION/Sfidat e sigurise ne Ballkan
Nga Franco Frattini
Jemi mësuar shpesh të mendojmë përBallkanin si një zonë konsumuese të sigurisë. Është kjo trashëgimia e përvojës së vështirë nga fi llimi i viteve nëntëdhjetë deri në vitet e para ...
... të këtij shekulli: luftërat jugosllave, kriza në Shqipëri, konflikti i brendshëm në Maqedoni. Ky është një realitet që, për fat e kemi hedhur tashmë prapa krahëve. Në fakt kemi arritur në Ballkanin perëndimor një nivel të kënaqshëm stabiliteti, falë angazhimit të duruar të komunitetit ndërkombëtar dhe Italisë në veçanti dhe të një ndjenje të rigjetur përgjegjësie të shoqërive dhe të popullsive vendase. Shqipëria është një nga shembujt kryesorë të "fytyrës së re" të Ballkanit në shekullin e XXI. Stabilizimi dhe zhvillimi i këtij rajoni përfaqësojnë, sigurisht, një proces ende në rrugën e plotësimit. Por mund të themi se jemi në rrugën e duhur të transformimit të Ballkanit nga "konsumues", në "prodhues" të sigurisë. Bëhet fjalë tani të konsolidojmë proceset efektive në vazhdim. Në ç'mënyrë? Është e rëndësishme që në vitet në vijim të thellohen tri drejtime kryesore të zhvillimit.
I pari është integrimi i plotë i Shqipërisë dhe i rajonit në komunitetin euro-atlantik. Shqipëria dhe fqinjët e saj "i përkasin" Evropës dhe duhet të bëhen plotësisht pjesë e Bashkimit Evropian. Është një proces i gjatë dhe ndërlikuar, pa kufij kohorë të paracaktuar dhe që përfshin realizimin e një katalogu të gjatë reformash ekonomike dhe institucionale të brendshme. Shqipëria ka përshkuar tashmë etapa të rëndësishme të ndërmjetme, si Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe Marrëveshja BE-Shqipëri për lehtësimin e lëshimit të vizave, e cila ka hyrë në fuqi në fillim të këtij viti. E rëndësishme, për të përmbyllur këtë proces sa më parë, është angazhimi maksimal i forcave politike dhe të shoqërisë shqiptare. E dini që Italia është plotësisht në anën tuaj në mbështetjen e aspiratave tuaja evropiane. Megjithatë, duhet që me përpjekjet tuaja "të na ndihmoni, që t'ju ndihmojmë". Është e nevojshme një përpjekje e veçantë për sa i takon reformave në kuadrin e forcimit të shtetit të së drejtës. Italia mbështet edhe integrimin e plotë të Shqipërisë në Aleancën Atlantike dhe dëshiron që ajo të konkretizohet sa më parë.
Drejtimi i dytë është ekonomia, integrimi i plotë i Shqipërisë në ekonominë evropiane dhe ndërkombëtare. Jetojmë në një botë të globalizuar dhe të ndërvarur, ku për t'u rritur dhe për të konkurruar nevojitet tërheqja e biznesit prodhues dhe investimeve direkte nga jashtë, duke krijuar një mjedis ekonomik për ta të favorshëm, përmes stabilitetit makroekonomik, zhvillimit dhe modernizimit të infrastrukturës, thjeshtimit burokratik. Kështu krijohen bazat e forta të ekonomisë reale, e cila përfaqëson çelësin e vërtetë të mirëqenies sonë, siç na mëson edhe kriza dramatike financiare, ndërkombëtare aktuale. Bota ekonomike italiane e shikon Shqipërinë me dashamirësi dhe interes të veçantë. Jemi prej kohësh partneri juaj kryesor tregtar dhe investitori kryesor. Kemi një interes të përbashkët për ta ngritur dhe bërë të shumëllojshëm nivelin e bashkëpunimit tonë sidomos në sektorët strategjikë, në veçanti në energjetikë dhe në infrastrukturën rrugore dhe portuale, industrinë e mbrojtjes. Mund dhe duhet të shfrytëzojmë më tej fushat tona ndërplotësuese.
Drejtimi i tretë është stabilizimi i plotë i Ballkanit nëpërmjet thellimit të bashkëpunimit rajonal dhe të pajtimit të plotë mes vendeve që bëjnë pjesë në të, intensifikimi i shkëmbimeve politike, ekonomike dhe njerëzore midis vendeve të rajonit. Integrimi rajonal është plotësues dhe jo alternativ ndaj objektivit kryesor të integrimit euro-atlantik të çdonjërit prej vendeve të rajonit. Të dyja kanë si qëllim përfundimtar bërjen e kufijve më pak të rëndësishëm dhe integrimin e të gjithëve në hapësirën e përbashkët evropiane. Shqipëria është në një pozicion kyç për të favorizuar këtë pajtim të plotë rajonal. Italia ka çmuar jashtëzakonisht qëndrimin e moderuar që Shqipëria ka pasur deri më tani dhe uron që ai të mund të shërbejë si shembull edhe për shtetet dhe aktorët e tjerë kryesorë të rajonit.
Integrimi evropian dhe euro-atlantik, zhvillimi ekonomik dhe integrimi rajonal janë tri përparësitë vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Janë edhe përparësitë e Italisë, e cila dëshiron të bashkëndajë me Shqipërinë një të ardhme gjithnjë e më të përbashkët dhe pozitive për të dyja. Në Evropë, natyrisht.