E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skenderbeu mund Flamurtarin dhe rihap kampionatin

Jemini akordoi nje penalti ne minuten e 31-te. Flamurtari luajti me dhjete vete qe nga minuta e 57-te

Kryendeshja e javes se 21-te te Kategorise Superiore ajo midis Skenderbeut dhe Flamurtarit ka perfunduar me fitoren minimale 1-0 te vendasve. Me kete rezultat te marre ne stadiumin e Korces ujqerit e debores rihapen kampionatin pasi shkurtuan ne 4 pike distancen me vendin e pare Flamurtarin.

Shkembi vendos nga pika e bardhe

Takimi i cilesuar si finalja e parakohshme e kampionatit ka nisur mes nje atmosfere fantastike ne stadiumin Skenderbeu te Korces te mbushur plot. Ne driten e projektoreve korcaret e nisen ndeshjen duke sulmuar ndersa nga ana tjeter vlonjatet u treguan ne lartesine e duhur duke luajtur pa frike. Momenti vendimtar i takimit ka qene ai i minutes se 31-te kur Skenderbeu fitoi nje 11-metersh. Mbrojtesi vlonjat Veliu ktheu topin mbrapa te portieri Spaho por Soza u tregua i shpejte dhe perfitoi duke mberritur tek sfera para portierit Spaho qe ne perpjekje per te kapur topin prek kembet e argjentinasit. Keshtu Soza u rrezua dhe gjyqtari kryesor Jemini akordin 11-metersh mes protestave te vlonjateve. Keshtu nga pika e bardhe e njembedhjetemetershit u paraqit kapiteni Shkembi qe ekzekutoi sakte duke mposhtur portierin kundershtar. Duhet permendur qe edhe Flamurtari pati raste te pastra per gol ku me flagranti ishte ai i Daniel Xhafes qe nuk mundi dot te dergonte topin ne rrjete ndonese nga nje distance shume e afert. Me pas ne minuten e 57-te erdhi edhe nje tjeter moment kyc i sfides pasi Flamurtari mbeti me 10 lojtare. Devolli mori kartonin e dyte te verdhe dhe automatikisht kartonin e kuq pas nje grindjeve me Arapin. Keshtu Skenderbeu shfrytezoi epersine numerike dhe iu afrua disa here golit ne minuten e 79 Shkembi goditi shtyllen nga nje goditje standarde por rezultati nuk do te ndryshonte deri ne fund. Me kete fitore Skenderbeu shkon ne kuoten e 42 pikeve me Flamurtarin qe kryeson me 46 pike.

Bylisi mund Teuten

Po dje pak ore para supersfides se kesaj jave u zhvillua edhe nje tjeter takim i vlefshem per javen e 21-te te Kategorise Superiore. Keshtu ne Ballsh Bylisi ka fituar paster me Teuten me rezultatin e thelle 3-0. Ballshiotet kane zhbllokuar rezultatin qe ne minuten e 3-te te takimit duke treguar qarte synimet. Ka qene Xhafa ai qe ka kaluar ne avantazh vendasit. Teuta nuk arrin dot te reagoje dot dhe ne pjesen e dyte vendasit thellojne shifrat duke shenuar dy here ne minutat 60-te dhe 70-te per te vene ne kasaforte tri piket. Ishte serish Xhafa qe realizoi golin e tij te dyte personal dhe coi shifrat ne 2-0. Dhjete minuta me pas ishte kapiteni Dimo ai qe vulosi fitoren e Bylisit duke i hequr cdo lloj shprese Teutes per te permbysur rezultatin. Me kete fitore Bylisi ngjitet ne kuoten e 21 pikeve duke iu afruar Beses dhe Teutes qe kane perkatesisht 22 dhe 23 pike. Keshtu ballshiotet rikthehen ne garen per mbijetese duke mos humbur asnje pike ne fushen e tyre. Teuta e sheh veten ne veshtire pas kesaj humbjeje qe e mban ne zonen e ftohte te renditjes.

Renditja

Nd. Pike

1. Flamurtari 21 46

2. Skenderbeu 21 42

3. Vllaznia 21 38

4. Tirana 21 33

5. Dinamo 21 30

6. Laci 21 28

7. Shkumbini 21 26

8. Kastrioti 21 25

9. Teuta 21 23

10. Besa 21 22

11. Bylis 21 21

12. Elbasani 21 12

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›