Liga e Kampioneve Manchester United nje hap larg titullit

Manchester United ka hedhur një hap drejt finales në Ligën e kampioneve, pas fitores së pastër 2-0 në fushën e Shalke 04. Duket se përfundon këtu ëndrra e gjermanëve, surpriza e këtij edicioni në Champions, pasi eliminuan kampionët në fuqi të Interit. Por përballë ‘Djajve të Kuq” të Alekx Ferguson, vendasit shndërrohen sërish në një skuadër të vogël dhe vuajnë presionin e anglezëve për 90 minuta.
Në Gelsenkirshen, Manchester United do të dominonte takimin që në minutat e para dhe do t’i shkonte shumë pranë golit të epërsisë. Hernandez, Rooney dhe Gigs do të dështonin përballë portierit Nouer, i cili ka konfirmuar veten si një nga portëritë më të talentuar të momentit.
25- vjeçari do të shpëtonte portën e tij nga gola të sigurt dhe do të ruante të pandryshuar rezultatin për pjesën e parë. Me rikthimin në fushë, Shalke do të dorëzohej në minutën e 67-të. Gigs do të mposhte për herë të parë Nouer, duke kaluar manchesterin në epërsi, ndërkohë që anglezët do të vulosnin suksesin në transfertë me golin e dytë.
Rooney do të arshivonte fitoren e skuadrës së ferguson që ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Champions, e cila do të zhvillohet në “Wembley” të Londrës.
Nertan Prifti