Vulat rezerve KQZ miraton vendimin. Gjoncaj Do te keqperdoren

Pas dy orë debatesh Komisioni Qëndror I Zgjedhjeve ka miratuar pa votat e anëtarëve të opozitës vendimin për prodhimin e vulave rezervë. Mbledhja e zhvilluar pasditen e së mërkurës është shoqëruar me diskutime të ashpra mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës në këtë komision.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Genci Gjoncaj ka kontestuar duke këmbëngulur se prodhimi I këtyre vulave do të keqpërdoret, ndërsa sipas tij ato duhet të prodhohen vetëm ditën e zgjedhjeve.
Gjoncaj ka akuzuar komision për tejkalim kompetencash, ndërkohë kryetari Arben Ristani e ka kaluar me shumicë votash vendim duke arsyetuar se gjithçka bëhet për të mos lejuar bllokimin e procesit në zgjedhjet e 8 majit.