Liga e Kampioneve Milan perballet me Barcelonen

Liga e Kampioneve kthehet me ndeshjet e para të fazës në grupe ku spektakli është i garantuar me përballjen titane mes Barcelonës dhe Milanit. Në mitikun “Camp Nou”, kampionët në fuqi të Europës do të përballen me skuadrën më të titulluar në botë, ndërsa në fushë do të zbresin disa nga emrat më të famshëm të futbollit botëror me përjashtim të Zlatan Ibrahimovic.
Suedezi është dhe humbja më e madhe e kësaj sfide, pasi u dëmtua në seancën e fundit stërvitore dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Masimiliano Allegri. Gjithsesi, tekniku milanist nuk demoralizohet. Historia e klubit kuqezi dhe yjet e tjerë që ka në skuadër i lejojnë të jetë optimist. “Sigurisht, që mungesa e Zlatan është e rëndësishme, por ne jemi Milani dhe do të zbresim në fushë për të bërë lojën tonë. Jemi kampionët e italisë dhe skuadra më me shumë tituj, ndaj e presim të qetë këtë ndeshje. Nuk do të qëndrojmë në mbrojtje, pasi mendoj se do të ishte një vetvrasje”, ka bërë të ditur Allegri.
Pa Ibrahimovic, Pato do të jetë pika e referimit milanist. Në dyshim aktivizimi I Kasanos, ndërsa Allegri do të kërkojë shumë nga potenca e Boateng. Asnjë shqetësim për Guardiolën sa i përket mungesave. I dëmtuar është Alexis Sancez, por tekniku i Barcelonës ka luksin të zgjedhë mes yjeve të tjerë që ka në skuadër. “Mund të them vetëm se do të luajmë kundër Milanit, një skuadër e madhe dhe me histori. Jemi të lumtur që do të përballemi tani me një ekip të tillë, ku do të tregojmë forcën tonë”, është shprehur Guardiola, që edhe një herë do të mbështetet të klasi I Mesit dhe fantasia e mesfushës me Xavi e Iniestën. Faza e grupeve në Ligën e Kampioneve do të sjellë të tjera përballje, ku jo pak interes ngjall ajo mes Borusias së Dortmundit dhe Arsenalit.
Nertan Prifti