E Shtunë, 31 Tetor 2026

US Open Djokovic triumfon perballe Nadal

Novak Djokovic nuk di të ndalet. Tensiti serb i ka shtuar një tjetër trofe të rëndësishëm karrierës së tij, duke fituar titullin kampion në US Open, pasi mundi në finale rivalin e tij të më të rëndësishëm Rafael Nadal. Me një përgatitje të lartë fizike e taktike dhe shumë i saktë në goditje, raketa numër një e botës trimfoi 3-1 me sete (6-2 6-4 6-7 6-1), përballë tenistit spanjoll i cili u shfaq nervoz në finalen e turneut amerikan që u mbyll pas më shumë se katër orësh. 

Djokovic do të nisej mirë, duke fituar dy setet e para, ndërsa do të humbte setin e tretë përballë kundërshtarit të tij të vendosur. Kur pritej që Nadal të qëndronte në lojë, ndodh krejt e kundërta. Djokovic do të kthehej dominues në setin e katërt, duke i lejuar spanjollit të fitonte vetëm një gejm. Pika e fundit e shënuar do të ndiste festën e Djokovic, që për herë të parë në karrierën e tij fiton titullin kampion në US Open. Më parë, serbi kishte arritur dy herë në finale, por nuk kishte arritur të merrte trofeun e turneut amerikan Grand Slam. Ky është suksesi i radhës për Djokovic, që edhe një herë i ka treguar botës së sportit se përse mban raketën numër një të botës.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›