E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Nuk jemi favoritë

Pep Guardiola mendon se skuadra të cilën ai e drejton, Barcelona, nuk është favorite për ta fituar edicionin e ri të Ligës së Kampionëve.

Në sezonin e kaluar Blaugranët u shpallën më të mirët e Evropës duke qenë superiorë kundrejt Manchester Unitedit në finale, dhe duke bërë që të gjitha skuadrat e tjera të mendojnë se si t`i bëjnë ballë lojës së tyre.

Megjithatë, ndërsa po i përgatit të zgjedhurit e tij për përballjen e parë në fazën grupore kundër Milanit, Guardiola mundohet ta largojë presionin për të thënë se ata nuk janë favoritë.

“Kur fituam (trofeun) në Romë, e thash të njëjtën gjë që do ta them tani: "Ne nuk jemi favoritë", sepse askush nuk ka qenë në gjendje që t`i fitojë dy tituj radhazi në 20 vitet e fundit”.

“Milani e ka bërë atë dhe askush tjetër nuk ka qenë në gjendje që ta përsërisë gjatë gjithë kësaj kohe, dhe kjo tregon se sa e vështirë është kjo garë”, ka thënë Pep në një konferencë për gazetarët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›