E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Kampionëve, Milani mundet turpërisht nga Zyrihu

Grupi A; Superpërballja e kësaj mbrëmje, ajo mes Bajernit të Mynihut dhe Juventusit përfundoi në barazim pa gola 0-0. Ky barazim e bën Bajernin bashkëkryesues me skuadrën e Bordosë, e cila arriti të marrë një fitore të vyer 1-0 brenda në shtëpinë  e vet përballë Makabi Haifas.

Grupi B; Mançester Junaited arriti të fitojë me vështirësi përballë Volfsburgut me rezultatin e ngushtë 2-1. Me këtë fitore kampionët e Anglisë ngjiten të vetëm në krye me 6 pikë. Në ndeshjen tjetër të grupit B, CSKA e Moskës arriti të mposhtë me rezultatin 2-1 skuadrën e Beshiktashit në ndeshjen që u luajt pasdite.

Grupi C; Ky grup ka dhuruar surprizën më të madhe të kësaj mbrëmje, ku skuadra e Milanit është mposhtur turpërisht 0-1 brenda në “San Siro” nga modestët e FC Zyrihut. Ndërkohë që “galaktikët” e Realit shpartalluan me rezultatin 3-0 skuadrën e Marsejës në ndeshjen tjetër grupit.

Grupi D; Londinezët e Çelsit kanë kryer detyrën këtë mbrëmje duke fituar minimalisht 1-0 në transfertën e modestëve të Apoel Nikosias. Porto arriti të marrë një fitore të madhe 2-0 në fushën e vet përballë madrilenëve të Atletikos.

Rezultatet dhe renditjen e të tetë grupeve të Ligës së Kampioneve mund t’i shihni në tabelat përbri.   

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›