E Diel, 1 Nëntor 2026

Soreca-Bashës: KE mbështet Shqipërinë, por kriteret

Duke u ndalur tek planet e veprimit për luftën kundër krimit të organizuar dhe menaxhimin e integruar të kufirit, Ministri Basha bëri të ditur në këtë takim hapat e ndjekur për instalimin e plotë të  sistemit të informacionit për kontrollin kufitar TIMS, për analizën e informacionit kriminal MEMEX, si dhe për kontrollin e kufirit detar. Ministri Basha nënvizoi se të gjitha këto sisteme do të integrohen mes tyre duke mundësuar paisjen e Shqipërisë me një nga sistemet më të përparuara të kontrollit të kufirit dhe analizës së informacionit kriminal në Evropën Juglindore.

Basha theksoi gjithashtu në takim përparimin e shpejtë të procesit të paisjes së qytetarëve shqiptarë me dokumentet e reja të identitetit, letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike. Ministri Basha vuri në dukje se megjithëse procesi i lëshimit të pasaportave biometrike ka filluar në muajin Maj të këtij viti, deri më tani numërohen rreth 200 mijë aplikime dhe mbi 190 mijë pasaporta të prodhuara, çka përbën një ritëm shumë më të mirë të këtij procesi se vendet e tjera të rajonit që e kanë filluar më herët dhe janë tashmë më pranë përfitimit të liberalizimit të vizave me Bashkimin Europian.

Ndërsa shefi i Njësisë për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Zgjerimin në Drejtorinë e Përgjithshme për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë të Komisionit Europian Z. Luigi Soreca duke vlerësuar përparimin e bërë në kriteret më të rëndësishme për liberalizimin e vizave, u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur dhe do të ketë në vijimësi mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian për konkretizimin e të gjithë hapave të nevojshëm deri në arritjen e një propozimi konkret për liberalizimin e vizave.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›