E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve, Ribery mungon në finale

Trajneri i Bayernit, Louis Van Gaal, do të duhet t'ia dalë pa shërbimet e francezit Franck Ribery edhe në finalen e Ligës së Kampionëve, pasi UEFA ka vendosur ta pezullojë anësorin francez për tre ndeshje.

Në takimin e parë kundër Lyonit, Ribery e humbi kontrollin në fushë dhe e goditi me tërë fuqinë Lisandro Lopezin. Kjo nuk kaloi lehtë nga gjyqtari i atij takimi Roberto Rosetti, i cili e përjashtoi me karon të kuq.

Bayerni shpresoi se Ribery do të dënohej për vetëm një ndeshje, por UEFA vendosi për pezullim me tre ndeshje. Kjo do të thotë se Ribery mungon në finale, por Bayerni brenda tre ditësh mund të apelojë vendimin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›