Moti, reshje gjatë gjithë javës

Mot i keq do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj jave. E hëna ka nisur me reshje shiu në të gjithë territorin dhe temperatura mjaft të ulëta, që sipas meterologëve nuk konsiderohen normale për stinën. Reshjet dhe stuhitë do të intensifikohen më shumë natën mes së martës dhe të mërkurës si dhe paraditen e së mërkurës, ndërsa temperaturat nuk pritet të pësojnë ndryshime të ndjeshme.Meteolalb, bën me dije se të premten pritet një përmirësim i lehtë i kushteve atmosferike. Parashikohet që reshjet të ndërpriten, ndërsa temperaturat të rriten me 2-3 gradë.Përgjithësisht parashikohet një fundjavë me e mirë sesa kushtet atmosferike të krijuara gjatë javës, megjithatë vranësira dhe reshjet e shiut parashikohet të mbeten prezente në zonat malore.