Essien mendon largimin; Mourinho fërkon duart
Londër- Agjenti i Michael Essien ka tronditur trjnerin e ri të Chelseat, Carlo Ancelottin dhe gëzuar atë të Interit, Jose Mourinho, duke deklaruar mesfushori ganez mund të largohet nga Londra këtë verë.
Fabien Piveteau u shpreh se klienti i tij është i lumtur në Stamford Bridge, por shtoi se ndonjë ofertë nga klubet tjera evropiane mund ta nxisë 26-vjeçarin të largohet nga ishulli.
“Disa klube janë të interesuara për Michael. Ai e pëlqen Chelsean, por futbolli është futboll dhe nëse Real Madridi, Barcelona, Interi ose ndonjë klub tjetër bën ofertë, ai do të ulet dhe do të diskutojë se çfarë është më mirë për të”, ka thënë Piveteau.