E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampionëve është forcuar

Liga e Kampionëve është forcuar

Sir Alex Ferguson ka paralajmëruar skuadrat nga Premierliga se do të ballafaqohen me rivalitet më të fortë në Ligën e Kampionëve pasi një numër i klubeve rreth Evropës janë duke përfituar nga investimet e mëdha.

Ekipet angleze kanë vuajtur për pjesën më të madhe të deritashme të garës ku vetëm Arsenali ka siguruar kualifikimin nga grupi i tij, para ndeshjeve të fundit.

Manchester United, që ka arritur në tri prej katër finaleve të fundit, duhet të nxjerr rezultat pozitiv kundër Baslit në ndeshjen e fundit për të siguruar kalimin në fazën e dytë të garës, edhe pse, prapë mund të përfundojë prapa Benficas.

“Tani ka skuadra shumë të fuqishme dhe e gjithë gara duket më e fortë” tha Ferguson për mediet angleze të dielën.

“Mendoj se ne duhet të përmirësojmë lojën tonë dhe duhet të sigurohemi të mos e nënçmojmë fazën e grupeve. Ne është dashur të fitonim takimin në shtëpi kundër Baselit (barazim 3-3) ndërsa tani duhet të shkojmë atje për tu përkujdesur që ata të mos na mposhtin neve. Gabimet e ndeshjes së parë na kushtojnë tani” u shpreh ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›