E Shtunë, 31 Tetor 2026

Futboll/ Dhunohet gjyqtari i ndeshjes Laci- Kastrioti

Në futbollin shqiptar kthehen sërish skenat e tmerrshme te dhunës. Arbitri ndërkombëtar Lorenc Jemini është rrahur barbarisht nga drejtues dhe tifozë të klubit të Laçit, në përfundim të ndeshjes Laçi-Kastrioti. Pas golit të barazimit të shënuar në kohën shtesë nga krutanët, në fushë ka hyrë gjithë pankina e Laçit, përfshi edhe drejtuesit, të cilët kanë goditur gjyqtarin e FIFA-s.

Ndërhyrja e policisë ka qenë disi me vonesë dhe arbitri nuk u ka shpëtuar grushtave. Ndeshja mes Laçit dhe Kastriotit ka përfunduar në barazim 1-1, ndërsa goli i barazimit është shënuar në kohën shtesë. Pas golit, arbitri e ndërpreu lojën dhe mesa duket ka qenë ky shkaku i dhunës ndaj tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›