Kryesuesit nuk gabojnë, Besa shpërthen në Burrel, Kukësi në Skrapar
Përfundimet e javës së 12-të të kategorisë së parë kanë sjellë rezultate të favorëshme për skuadrat e kreut, por nuk kanë munguar edhe surprizat.
Luftëtari ka realizuar 4 gola në portën e Gramozit dhe vijion të mbetet i pari në rënditje. Edhe Besëlidhja ka arritur të fitojë në shtëpi me një rezultat minimal 1-0 ndaj Adës. Goli për lezhjanët u shënua nga portieri Xhika në fund të pjesës së parë me anë të një 11-metërshi. Kuksianët vijonë ecurinë pozitive, pasi kanë fitur 2-1 në transfertën e Skraparit. Duhej transferta e Burrelit që Besa të shpërthente, pasi kavajësit fituan 3-0 në Liri Ballabani. Iliria ka bërë surprizën e javës, pasi ka fituar 1-0 në Sarandë ndaj Butrintit. Edhe Mamurrasi ka fituar jashtë fushe, duke mposhtur himariotët në shtëpinë e tyre me rezultatin 3-2. Lushnja me protagonist Cankën ka fituar 2-0 ndaj Gramshit, takim i zhvilluar në Roza Haxhiu. Elbasani nuk e ka pasur të vështirë të fitojë në shtëpi ndaj Vlorës me rezultat 3-1
Skrapari-Kukësi 1-2
Burreli-Besa 0-3
Butrinti-Iliria 0-1
Himara-Mamurrasi 2-3
Lushnja-Gramshi 2-0
Luftëtari-Gramozi 4-0
Elbasani-Vlora 3-1
Besëlidhja-Ada 1-
