E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liga e Kampioneve, në mbrëmje përballja Inter-Barcelona

Liga e Kampioneve do te luaje sot ne mbremje ne “Meazza” te Milanos nje finale te parakohshme. Inter kunder Barcelones, kampionet e Italise kunder kampioneve te Spanjes, forca e skuadres se Mourinhos kunder magjise se formaciotit te Pep Guardioles. Te gjitha keto ne 90 minutat e para te sfides mes dy nga skuadrave me ne forme te momentit.

Megjithese eshte vetem gjysmefinalja e pare, kush fiton ne kete ndeshje do te hedh nje hap te rendesishem drejt finales se 22 majit qe do te zhvillohet ne Madrid. Gjithsesi, trajneri i Interit Jose Mourinho mendon te ule tensionin perpara ndeshjes, duke u shprehur se kualifikimi do te vendoset ne gjysmefinalen e kthimit, por portugezi nuk arron talentin e Barcelones Lionel Mesi.

“Eshte nje lojtar i rendesishem dhe ne duhet te kemi shume kujdes. Sidoqofte futbolli nuk luhet me nje lojtar, por 11 me 11. Sa i perket ndeshjes nuk eshte nje finale e parakohshme. Luhen vetem 90 minutat e para, ndersa gjithcka do te vendoset ne Barcelone”, ka thene Mourinho.

Barcelona vjen ne kete perballje pasi pershkoi 978 km me autobus per shkak te anulimit te fluturimeve. Trajneri i spanjolleve Pep Guardiola, megjithese e cileson si jo ideale odisene e skuadres se tij, eshte shprehur optimist perpara transfertes italiane.

“Nuk eshte ideale, pasi keluajtur nje ndeshje ne kampionat, te udhtosh 14 ore dhe te luash ne nje gjysmefinale te Champions. Por problemi eshte nje vullkan dhe ne nuk kemi se cfare te bejme. Tani mendojme vetem per ndeshjen dhe do te kerkojme nje rezultat pozitv”, ka perfunduar Guardiola.

Inter dhe Barcelona do te perballen per here te dyte ne kete sezon te Champions, pas fazes se grupeve. Ndeshja e pare ne Milano u mbyll ne barazim pa gola, ndersa ajo e kthimit ne “Kam Nou” u fitua nga spanjollet me rezultatin 2-0.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›