Mutu dënohet për nëntë muaj

Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu është dënuar për nëntë muaj pas testit pozitiv në doping, në janar. Dënimi është konfirmuar nga klubi i reprezentuesit rumun, pasi rasti ishte shqyrtuar nga Gjykata Italiane Antidoping.
Dënimi i Mutus do të zgjasë deri në tetor pasi ai tashmë ka kaluar dy muaj jashtë fushës. “Nëntë muaj dënim për Adrian Mutun – ky është vendimi që është marrë nga Gjykata Antidoping pas testit pozitiv për substancën sibutramin nga futbollisti i Fiorentinës. Dënimi do të skadojë më 29 tetor, 2010”, thuhej në komunikatën e publikuar në ueb faqen zyrtare të Fiorentinës.
“Mutu ka qenë i suspenduar nga 29 janari, pas testit pozitiv në përfundim të ndeshjes kundër Barit më 10 janar dhe Lazios më 20 janar në Kupën e Italisë”, thuhej në vazhdim të saj. Kjo është hera e dytë që Mutu dënohet për doping. Karriera e tij në Chelsea ishte përfunduar, kur ai ishte përjashtuar nga klubi për përdorim të kokainës dhe ishte dënuar për shtatë muaj.
Mutu u tha prokurorëve se gjurmët e sibutraminës së gjetur në testet e tij ishin rezultat i tabletave për dobësim që ia kishte dhënë nëna e tij.
“Mendoj se është dënim i rëndë. Më duket i tepërt. Kam pritur më pak, sepse po, kam bërë gabim dhe është e drejtë të paguaj, por jo kaq shumë. Dua të shtoj se më vjen keq që kam lënë Fiorentinën pa shërbimet e mia në muajt e ardhshëm”, tha Mutu, i cili ka mundësi të ankohet ndaj dënimit të fundit.