Valero vret gruan dhe vetveten

Ylli i boksit, Edwin Valero bëri vetëvrasje në qeli të hënën, vetëm disa orë pasi ishte arrestuar për vrasjen e gruas së tij, ka njoftuar policia nga Venezuela.
Ish-kampioni në kategorinë e lehtë shfrytëzoi rrobat për ta varur veten në qelinë e tij, ka bërë të ditur shefi i policisë, Wilmer Flores. Ai ka thënë se Valero kishte lidhur rrobat në grila të qelisë për ta varur veten. Valero ishte gjetur nga një tjetër i burgosur, i cili njoftoi autoritetet e burgut në veri të shtetit Carabobo. Valero ende kishte treguar shenja jete, por ishte e pamundur të shpëtohej, ka shtuar Flores.
28-vjeçari ishte arrestuar të dielën, pas dyshimit rreth vrasjes së gruas së tij. Sipas Floresit, Valero ishte larguar nga dhoma e hotelit të dielën në mëngjes dhe i kishte thënë sigurimit se kishte vrarë gruan e tij, Jenniger Viera.
Valero ishte emër i njohur në Venezuelë dhe mbante në gjoks një tatuazh me figurë të presidentit Hugo Chavez, së bashku me ngjyrat e flamurit të shtetit, kaltërekuq. Gjatë karrierës së tij, kishte rekord prej 27-0 – të gjitha me nokaut.