E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga e Parë. Renova, pikë të artë në ShkupBarazimi 1:1 i xhepçishtasve në Shkup kundër Makedonia GjP është vlerësuar mjaft i rëndësishëm, kure Milano ka fajësuar gjyqtarin Stavrev për humbjen 3:1 në Kërçovë nga Napredoku

Reshat Ibrahimi (Shkup)– Renova fiton një pikë të madhe në Shkup. Takimi i parë ka filluar mbarë për xhepçishtasit të cilët futen me ambicie të qarta në pjesën e dytë. Ekipi nikoqir Makedonia Gj.P., nuk arriti t’iu bëjë ballë sulmeve të njëpasnjëshme të ekipit “bardhekaltër”. Fillimisht në epërsi kanë kaluar “luanët” nëpërmjet Kleçkarovskit në minutën 37, ndërsa dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, Pepi Bozhjanov barazon rezultatin. “Jemi të gjithë të kënaqur nga rezultati i takimit. Loja ishte e vështirë. Në pjesën e parë ishim të barabartë, kurse në pjesën e dytë kishim dy raste për gola. Fusha nuk ka qenë e përshtatshme për lojë cilësore”, tha kapiteni i Renovës, Fisnik Nuhiu.
Në stadiumin e Kërçovës, Napredoku ka mposhtur 3:1 Milanon e Kumanovës. Skuadra kumanovare ka fajësuar për këtë humbje gjyqtarin Aleksandër Stavrev nga Shkupi. “Turp i madh për këtë referim skandaloz. Ai gjyqtar kishte ardhur me qëllim që ta dëmtojë Milanon dhe fitoren t’ia sigurojë Napredokut. As kartoni im i kuq dhe as penaltia nuk kanë qenë të rregullt”, tha mesfushori Faruk Statovci, i cili ishte ndëshkuar në minutën 55 me karton e dytë të verdhë. Golin e vetëm për Milanon e ka shënuar Aleksovski, kurse për Napredokun një gol Stepanovski (52’) dhe dy gola Niçveski (55’) dhe nga penaltia në minutën 79. Gjykimi në këtë takim duhet të inspektohet edhe një herë nga FFM-ja.

Liga e Parë, java 19

Rezultatet:
Makedonia Gj.P. – Renova 1:1
H.Turonova – Vardari 1:0
Metalurgi – Pobeda 2:1
Napredoku – Milano 3:1
Sileksi – Pelisteri 1:0

E Hene, 02 Mars 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›