Liga i ndihmon Marseilles

Liga Franceze e Futbollit (LFP) ka shtyrë ndeshjen e Olympique Marseille kundër Montpellier për t’i ndihmuar skuadrës në përgatitje për ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munichut.
Takimi i Marseilles me Montpellierin do të luhet më 11 prill në vend të 31 marsit, ka njoftuar LFP në ueb faqen zyrtare (www.lfp.fr).
Marseille, i nënti në Ligue 1, pret Bayern Munichun më 28 mars para ndeshjes së kthimit në Gjermani më 3 prill.