E Shtunë, 31 Tetor 2026

Garë e paqartë për Scudetto

Selektori i Italisë, Marcello Lippi, ka lavdëruar Romën dhe Milanin - që mbajnë të hapur garën për titull në Serie A - dhe kanë shtuar interesimin në prag të fazës përfundimtare të sezonit. “Gara për Scudetto është e paqartë dhe kjo është bukuria e futbollit”, tha ai për të përditshmen italiane La Politica.

“Prej sezonit 2001-2002 nuk kemi parë ekipet kaq afër njëra-tjetrës në kreun e tabelës. Në futbollin tonë, kur një kundërshtar eliminohet nga një garë, gjithmonë ekziston një tjetër që përfiton. Për punë të shkëlqyer i referohem Romës dhe Milanit. Tifozët e këtyre dy ekipeve duhet të jenë jashtëzakonisht të lumtur e sidomos përkrahësit e Interit, pasi ekipi i tyre lufton në tri fonte”, shtoi Lippi i cili refuzoi të komentojë krizën e ish klubit të tij Juventus.

“Gjëja e vetme për të cilën mendoj tani është Kampionati botëror”, theksoi ai. Lippi ka refuzuar të flasë për të ardhmen e tij pas garës në Afrikën e Jugut. “Presidenti i Federatës e di se çka do të bëjë pas Kampionatit botëror. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete”, përfundoi Lippi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›