E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidhet shorti për gjyqtarin e “Ruzhdijes”

FIER-Sot është hedhur shorti për zgjedhjen e gjyqtarit që do të drejtojë procesin gjyqësor për hetimin e zgjedhjeve në komunën Ruzhdije.
Në bazë të shortit, gjyqtari i përzgjedhur Roland Jaupaj. Ky gjyqtar pritet të drejtojë seancat për procesin me rëndësi për zgjedhjet.

Prokuroria e Fierit ka dorëzuar në gjykatë para disa ditësh dosjen më manipulimin e zgjedhjeve të shkuara në komunën Ruzhdije të rrethit të Fierit. Dosja me 600 faqe është depozituar tashmë në Gjykatën e Fierit, ku pritet të nisë shqyrtimin nga ana e trupit gjykues.

Për këtë dosje, 9 persona janë në hetim, pesë prej të cilëve komisionerë dhe katër të tjerë votues. Ata akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare si dhe për shkelje të Kodit Zgjedhor.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›