Haye pret përballje me Vitali Klitschkon

David Haye beson se Vitali Klitschko nuk do të pensionohet para se të takohet me britanikun në ring. Veterani ukrainas dhe vëllai i tij, Wladimir, janë kundërshtarë të mundshëm të ardhshëm për Hayen – nëse fiton kundër John Ruiz në Manchester’s MEN Arena të shtunën mbrëma.
Vitali ka fituar katër përballje pas rikthimit prej pushimit katërvjeçar të shkaktuar nga problemet me lëndime. Por, edhe pse është 38 vjeç, Haye beson se Vitali nuk do t’i varë dorezat para se të takohet me të.
Haye, kampion i botës në kategorinë e rëndë të versionit WBA, tha për Boxing News: “Vitali duket se po bën më shumë zhurmë sesa Wladimir. Andaj harrojini të gjitha spekulimet rreth pensionimit të tij tani. Vitali nuk do të tërhiqet para se të takohet me mua në ring. Do të dëshiroja që kjo të ndodhte në stadiumin Wembley dhe mendoj se Klitschkot e dinë se do të fitojnë më tepër para nëse përballen me mua këtu”.
Haye po ashtu beson se paratë nuk janë arsyeja kryesore që përballja me kampionin e versionit WBC të zhvillohet në Angli. “Atmosfera në arenat gjermane nuk është aq e mirë. Njoh njerëz që kanë përcjellë meçin e Wladimirit kundër Ruslan Chagaevit në Gjermani dhe kanë thënë se kanë dëgjuar edhe gjilpërat”, përfundoi Haye.