E Diel, 1 Nëntor 2026

Ligj në Arabi, femrat me sy të bukur duhet ti mbulojnë

Share

Femrat me sy të bukur e tërheqës do detyrohen ti mbulojnë ato. Kjo është masa më e fundit që pritet të ndërmerret në Arabinë Saudite. Shteti ultra-konservator islamik thotë se ka të drejtën të ndalojë femrat që të ekspozojnë në publik sy tundues.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i Komitetit për Promovimin e Vlerave dhe Parandalimin e Veseve. Ky komitet, që punëson rreth 3500 policë fetarë në mbarë vendin, shpesh është akuzuar për dhunim të të drejtave të njeriut. Në një rast flagrant, ata nuk lejuan disa studente të dalin nga një shkollë që po digjej në Mekë pasi nuk kishin veshjen e duhur. Vendimi çoi në rritjen e numrit të të vdekurve nga zjarri në 15.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›