Modelja serbe: Lidhja me Borrielon, si droga
Nina Senicar, një modele dhe showgirl e bukur serbe, e intervistuar nga Vanity Fair, ka zbuluar disa detaje të marrëdhënieve që kishte pasur me futbollistin e Romës, Marco Borriello. “Ishte një histori tmerrësisht pasionante, një lloj droge, nga e cila unë nuk mund ta hiqja veten time. Ngaqë u qëndrova larg të tjerëve në këtë kohë, kam humbur shumë miqësi për shkak të kësaj marrëdhënieje. Njerëzit më këshillonin të ndaloja, por lidhja me Borrielon sa vinte e bëhej më toksike. Derisa e mblodha mendjen një ditë dhe i thashë vetes: “Tani, mjaft”! Pastaj, Senicar pohoi se hyri në krizë psikologjike dhe u kthye për ta gjetur atë. “Historia jonë zgjati më shumë se të paktën tetë muaj, por nuk mund ta quaj dashuri: Unë nuk do ta përdor fjalën dashuri për këtë lidhje, – thotë Senicar – Ishte në tërësi një çmenduri fizike, që shkonte përtej kohës dhe hapësirës, por me përjashtim të seksit, ne nuk kishim asgjë tjetër të përbashkët. Tani që jam e kthjelluar nga gjithcka e kësaj marrëdhënieje, mund të them se i kemi bërë njëri-tjetrit të njëjtin favor.”
