80 goditje me kamxhik për blogger-en nudo?
Share
Një blogger-e nga Egjipti, që bëri xhiron e botës me fotot e saj nudo, rrezikon një dënim të frikshëm.
Disa juristë janë mbledhur bashkë dhe kanë vendosur të padisin egjiptianen Aliaa Magda El Mahdy (20 vjeç) me akuzën për imoralitet, fyerje të Islamit dhe thirrje për seks. Ajo mund të marrë së paku 80 goditje me kamxhik pasi nëse faktohet krimi për fyerje ndaj Islamit, ajo rrezikon edhe dënim me vdekje. Por kaq larg sigurisht nuk do shkojë puna.
Studentja e artit tronditi botën arabe me fotot e saj nudo. Trupi im më përket mua, shkruante ajo në blog-un e saj Ditari i një rebeleje. Fotot janë klikuar mbi 1 milion herë që atëherë.
Gjeni më poshtë linkun për tek blog-u i saj.